" />

Mirsevini ne Portalin Informativ te Futbollit

Click here to edit subtitle

Euro 2012

( function() { if (window.CHITIKA === undefined) { window.CHITIKA = { 'units' : [] }; }; var unit = {"calltype":"async[2]","publisher":"elninjho","width":550,"height":250,"sid":"Chitika Default"}; var placement_id = window.CHITIKA.units.length; window.CHITIKA.units.push(unit); document.write('
'); }());

                                     Gjermania djeg Greqinë

Gjermania e ka shkatërruar Greqinë në çerekfinalen e dytë të Euro 2012, duke mposhtur fqinjin tonë jugor me rezultat të thellë 4:2.

Pjesa e parë filloi qetë, me Loew që bëri ndryshimet përkatëse në formacion. Mario Gomez filloi ndeshjen në pankinë, kurse grekët filluan sfidën pa kapitenin e suspenduar Karagounis.

Gjermania pas pesë minutave të para të lojës fillon të bëjë presion. Është tentimi i Khediras ai që vuri në sprovë portierin Sifakis, i cili me këtë rast u lëndua.

Sifakis vazhdoi takimin, por kokëçarjet për të vazhduan, pasi ishte Klose ai që përpak nuk arriti të kalojë në epërsi Gjermaninë pas 20 minutave lojë dhe tentimet e gjermanëve vazhduan edhe më tej me Ozil dhe Reus, që dështuan të gjejnë portën.

Grekët nga ana tjetër u mbyllën sikurse në Termopilet ndaj persianëve, por përkundër kësaj, rrezikshëm me një goditje u shfaq Sotir Nini.

I lodhur nga mbrojtja e ngjeshur greke, shpërtheu kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, i cili nga distanca me një goditje fantastike fotografoi portierin Sifakis për 1-0 (39') dhe epërsinë e Gjermanisë pas pjesës së parë.

 

Pas pjesës së parë të ngurtë, gjermanët finalizuan gjithçka në pjesën e dytë. Sidoqoftë, u desh që Georgios Samaras të realizojë një gol për 1-1 (55’;), në mënyrë që gjermanët të ndizen.

Por, vetëm pas gjashtë minutash një asistim të bukur në zonë e shfrytëzoi Sami Khedira për 2-1 (61’;). Për mrekulli me kokë realizoi Miroslav Klose (68’;) për 3-1.

Gjermania vazhdoi me presionin dhe nuk u ndal. Marco Reus me një goditje të fuqishme (74’;), ia shkatërroi jetën portierit Sifakis, i cili edhe ashtu nuk ishte kërkah.

Në fund nga penaltia për 4-2 realizoi Salpingidis, por kjo nuk ndikoi asgjë në rezultatin përfundimtar.

Në vazhdim rezultati mbeti i pa ndryshuar dhe Gjermania mbylli me sukses ndeshjen me rezultat 4-2.

Gjermania në gjysmëfinale takohet me fituesin e duelit klasik, nga përballja Angli - Itali.

http://Euro 2012

view:  full / summary

Euro 2012

Posted on May 25, 2012 at 3:20 PM

Grupi  A                  

 

  1. Greqia        
  2. Polonia
  3. Çekia
  4. Rusia

 

Grupi B

 

  1. Danimarka
  2. Gjermania
  3. Holanda
  4. Portugalia

 

Grupi C

 

  1. Irlanda
  2. Italia
  3. Krocai
  4. Spanja

 

Grupi D

 

  1. Ukrahina
  2. Suedia
  3. Franca
  4. Anglia        

 

 


Rss_feed