" />

Mirsevini ne Portalin Informativ te Futbollit

Click here to edit subtitle

Top 20 e lojtarëve më të shtrenjtë në histori të futbollit

Me afatin kalimtar veror në përfundim e sipër, ashtu si ‘telenovelat’ apo të ashtuquajturat sagat e transferimeve, natyrisht po u vijnë fund spekulimeve të shumta për shumat e transferimeve, të cilat i interesojnë çdo adhuruesi të lojës së magjishme, futbollit.

Natyrisht, dihet se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i shtrenjtë në botë, kur për 94 milionë euro kaloi te Real Madridi nga Manchester United. Por, shtrohet pyetja, cili është lojtari që kushtoi në total më së shumti duke llogaritur të gjitha transferimet?

Përgjigjen do ta gjeni mëposhtë, në një listë prej 20 lojtarëve që u kushtuan më së shumti klubeve të ndryshme botërore.

20. Walter Samuel

I ashtuquajturi ‘Muri’ i cili aktualisht luan për kampionin e Evropës, Interin, për tre transferimet që i bëri, u kushtoi në përgjithësi klubeve 58.8 milionë euro.

 

 19. Craig Bellamy

Uellsiani i Manchester Cityt në listën e lojtarëve që kushtuan më së shumti në të gjitha kohërat zë pozitën e parafundit me 61.5 milionë euro, për gjashtë ndërrime të klubeve.

 

18. Ronaldinho

Ja ku është mjeshtri brazilian. ‘Babai’ i driblimeve u kushtoi klubeve për tri transferime hiç më pak se 62.35 mlionë euro.

 

17. Luis Figo

Vetëm dy klube dhanë për tani të penzionuarin Figo para të majme në tavolinë. Gjithsejt Interi dhe Reali paguan 62.5 milionë euro për asin portugez.

 

16. Robinho

Problematiku i Santosit ka ndërruar shpeshherë ambient, por vetëm dy herë është paguar mirë për të, bëhet fjalë për një shumë prej 67 milionë eurosh.

 

15. Emerson

Emerson…mendja sigurisht se ju shkon për të dështuarin e Milanit, por ja që është një nga më të shtrenjtit në histori të futbollit. Për gjashtë kalime të ndryshme, klubet shpenzuan 67.6 milionë euro për të.

 

14. Andriy Shevchenko

Legjendari i Milanit i cili aktualisht luan për Dinamo Kyievin, ka ndërruar shpesh ekipet, por vetëm dy herë për klauzolë, për një shumë totale prej 69 milionë euro.

 

13. Carlos Tevez

Një ndër sulmuesit më konkret në botë, i cili mbron ngjyrat e Cityt, ka në konton e tijn më se katër tranferime. Shuma totale e shpenzuar për të është 71.3 milionë euro.

 

12. Rio Ferdinand

Kush do të kishte menduar! Makina copëtuese e Manchester United është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi që ka kushtuar 72 milionë euro për gjithsej dy transferime.

 

11. Kaka

Një ndër më të adhuruarit e Rossonerëve dhe tani Merengezëve, Kaka, vlen 73, 25 milionë euro, gjithnjë sipas shpenzimeve të bëra nga dy klubet që e transferuan atë, Milan dhe Real Madrid.

 

10. Arjen Robben

Futbollisti më egoist në botë dhe më i shtrenjtë i Bundesligës, Arjen Robben, deri tani është transferuar katër herë nëpër klube të ndryshme, për një shumë prej 82.3 milionë euro.

 

9. Zinedine Zidane

Edhe Zinedine Zidane bën pjesë në lojtarët që nuk luajnë më. Në tri klube, legjenda franceze kaloi për 84 milionë euro.

 

8. Christian Vieri

Një nga më të dashurit e Nerazzurëve tashmë e ka karrierën të përfunduar. Për katër transferimet e bëra të tij, u paguan gjithsej 87.5 milionë euro.

 

7. Robbie Keane

Natyrisht, Keane është një nga befasitë e listës tonë. Për irlandezin i cili kreu gjashtë transferime me klauzolë, klubet paguan hiç më pak se 97.7 milionë euro.

 

6. Ronaldo (origjinali)

Luiz Nazaria Da Lima Ronaldo është pranë përfundimit të karrierës, por sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave pos që do të mbahet mend për performancat e tij, ai do të mbahet mend edhe për shumën e paguar nga pesë klube për të, e cila është jo më shumë se 100.975 milionë euro.

 

5. Cristiano Ronaldo

CR7 është lojtari me mesataren më të shtrenjtë prej 55.75 milionë euro për dy zëvëndësime. Në dy transferime, për Ronaldon u paguan 111.5 milionë euro.

 

4. Juan Sebastian Veron

Një nga futbollistët më jostabil në merkato dhe një nga legjendat e futbollit, Veron, për gjashtë zëvëndësime u kushtoi klubeve 117 milionë euro…

 

3. Zlatan Ibrahimovic

Për Zlatan Ibracadabran, është dashur që katër skuadra të investojnë në total 117 milionë e 800 mijë euro.

 

2. Hernan Crespo

Ish-reprezentuesi argjentinas i cili njihet për apetitin para golit, u kushtoi katër skuadrave një shumë të përgjithshme prej 121 milionë eurosh…definitivisht një shumë e çmendur. Aktualisht, Crespo mbron ngjyrat e Parmës.

 

1. Nicolas Anelka

Kush tjetër pos sulmuesit francez, sulmuesit që nuk la skuadër pa shijuar në Ligën Premier. Në gjithsej tetë transferime të bëra për problematikun e Francës, janë shpenzuar hiç më pak se 128.86 milionë euro, duke mbyllur kështu listën e futbollistëve që kushtuan më së shumti në histori të futbollit.

 

 

 

     Përfundimi?

 

Nga kjo listë nxjerrim disa përfundime. Shihet mjaft qartë që trendi i shpenzimeve ka qenë i zhvilluar edhe në shekullin e XX-të, por mjaft mirë mund të vërejmë edhe shuma astronomike, gjithë këto për shërbime të lojtarëve, të cilët nuk janë as robotë e as krijesa tjera, pos qenieve njerëzore…apo thënë ndryshe katalizatorëve të lojës më të bukur në univers, futbollit.

Top 10 transferet  e sezonit 2009-2010

 



Top 10 transferët e sezonit 2009-2010

Para se ta përqendrojmë vëmendjen kah Kampionati Botëror dhe sezoni i ri, është koha t’i hedhim një shikim përfundimtar sezonit që posa përfundoi dhe dhjetë transferimeve më të mira të sezonit 2009/2010.

Ne do të reflektojmë në atë se cilat blerje ishin më të mira dhe më efektivet gjatë një sezoni të tërë. Cilët lojtarë patën ndikim më të madh që në fillim te klubet tyre?

1. Diego Milito

I transferuar nga Genoa, argjentinasi shënoi 22 gola në Serie A dhe ishte golashënues i dyfishtë ndaj Bayernit në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai ishte lojtari kyç në tripletën e fituar sivjet nga Interi.

2. Arjen Robben

Holandezi shënoi ndaj Fiorentinas, Manchester Unitedit dhe Lyonit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Ai ishte futbollisti më i mirë i bavarezëve në Evropë dhe gjithashtu dha kontributin e tij të pamohueshëm në Bundesliga.

3. Cristiano Ronaldo

Njëzet e gjashtë gola dhe shtatë asistime në 29 paraqitje në sezonin e parë të tij në La Liga, e bëjnë superyllin portugez të jashtëzakonshëm në sezonin 2009/2010. Ka pasur raste kur Ronaldo vet ia siguronte fitoret Realit, duke treguar se vlen aq sa ka paguar Florentino Perez për të.

4. Wesley Sneijder

‘I përzëni’ nga Real Madridi u shfaq të jetë copa e fundit e makinerisë së quajtur Inter, në garën e Nerazzurëve për titullin e tyre në Evropë pas 45 vitesh. Holandezi lidhi mesfushën me sulmin si në Serie A ashtu dhe në Ligën e Kampionëve, dhe me plot meritë e fitoi tripletën me zikaltrit.

5. Keisuke Honda

Japonezi u transferua te CSKA Moska nga VVV-Venlo në mes të sezonit, ndërsa ishte mjaft i suksesshëm. 23-vjeçari bëri që skuadra e tij ta eliminojë Sevillan në fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve, me një asistim dhe gol të shënuar nga ai.

6. Lisandro Lopez

Sulmuesi argjentinas u transferua nga Porto dhe e përfundoi sezonin me 15 gola e pesë asistime në Ligue 1 të Francës. Për më shumë, Lopez shënoi edhe ndaj Liverpoolit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe dy herë ndaj Bordeaux në çerekfinale.

7. Samuel Eto’o

Kamerunasi nuk e kaloi njërin prej sezoneve më të mira të tij, por është dashur të luajë shpeshherë më larg nga goli, mirëpo ai u bë lojtari i parë që ka fituar dy tripleta me dy klube të ndryshme. Etika e punës së tij dhe shpirti ishin të mira për t’u parë.

8. Carlos Tevez

Argjentinasi e ndërroi vendbanimin në Mançester, por nuk e pati të vështirë të përshtatej në pjesën e kaltër të qytetit. Tevez shënoi 23 gola dhe asistoi shtatë herë në 35 paraqitje të tij në Ligën Premier, duke treguar aftësitë e tija prej sulmuesi të klasit botëror.

9. Bryan Ruiz

Reprezentuesi i Kosta Rikës shënoi plot 24 gola për kampionët holandezë të Twentes. I transferuar nga Gent për 5.5 milionë euro, lojtari i shumanshëm që mund të luajë si sulmues ashtu dhe si anësor, mund të kalojë te ndonjë klub më i madh gjatë verës.

10. Adam Johnson

I transferuari nga Championshipi anglez nga skuadra e Middlesbrough, nuk e pati të vështirë t’u përshtatej standardeve të Ligës Premier me Manchester Cityn. Lëvizjet e tij dhe depërtimet nga krahu i kënaqën të gjithë te City. Gjithashtu shënoi një gol të shkëlqyer ndaj Sunderlandit.

Diego Milito, Foto: AP

Chat online